Shembet kulmi i kishës gjatë pagëzimit të një fëmije, vdesin 11 anëtarë të një familjeje

PUBLIKUAR

Pagëzimi i një fëmije është shndërruar në tragjedi kur kulmi i një kishe u shemb si pasojë e tërmetit të fuqishëm që e tronditi Meksikën qendrore. Njëmbëdhjetë anëtarë të një familjeje vdiqën, përfshirë edhe vajzën 2-muajshe që po pagëzohej.

Të mbijetuarit e vetëm janë prindërit e fëmijës, prifti dhe ndihmësi i priftit, ka thënë dioqeza e kryepeshkopit në Puebla. Të paktën katër të mitur ishin në mesin e të vdekurve, transmeton Express.

“Ishte një skenë horrori dhe trishtimi të shohësh shumicën e njerëzve brenda kishës duke vdekur”, ka thënë ndihmësi i priftit, Lorenzo Sanchez, për Associated Press.

Ai ka thënë se të mbijetuarit kishin ikur në qoshe të kishës kur kishte filluar dridhja ndërsa ata që vdiqën nuk kishin pasur kohë për një gjë të tillë.

Mbi 220 njerëz kanë vdekur në tërmetin e tmerrshëm që e goditi Meksikën të martën. /Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...