Fotografia që po thyen zemrat e të gjithëve: Gruaja shtrëngon fëmijën e saj të mbytur kur barka u përmbys teksa po iknin nga dhuna

PUBLIKUAR

Fotografia e publikuar që po shfaq një nënë myslimane që shtrëngon fëmijën e saj të vdekur pas ngjarjes që iu ndodhi duke ikur nga Myanmari për në Bangladesh, po thyen zemrat e të gjithëve.

Imazhi mban një ngjashmëri tragjike me trupin e pajetë të Aylan Kurdit, refugjatit të ri sirian që e nxori uji të vdekur në plazhin turk, viti 2015.

Fotografia trishtuese e djaloshit të vdekur, vetëm 40 ditë, u mor në juglindje të Bangladeshit nga fotografi Dar Yasin.

Ai përshkruan ecjen në plazh pranë qytetit të Cox’s Bazar kur ai vuri re një lloj trazire, transmeton Gazetametro.net.

“Një anije ishte përmbysur. Disa gra nuk ishin të vetëdijshme. Një grua qante, pasi një anëtar i familjes ishte mbytur; tre të tjerë ishin në kushte të pasigurta dhe nuk isha i sigurt nëse do mund t’ia dilnin. Një grua tjetër po e ngushëllonte”, tha Yasin për Time.

Dhe pastaj papritmas, gruaja që po ngushëllonte gruan që qante filloi të vajtonte veten. Burri i saj kishte ardhur me Abdul Masud, një nga djemtë e tyre binjakë, i cili ishte i vdekur. Ajo mbajti një fëmijë që ishte gjallë dhe një që nuk po merrte frymë. Ishte zemërthyese.

Yasin tha se barka me të cilën refugjatët po udhëtonin, që përmbante 45 anëtarë të së njëjtës familje, u kapën vetëm pak metra nga bregu. Por ishte shumë larg për të shpëtuar fëmijën e Hanida Begum.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...