Diktatori korean, që shpenzon 1 mijë funte për një drekë, mban skllave seksi dhe kënaqet duke ekzekutuar të afërmit

PUBLIKUAR

Një vajzë nga Koreja e Veriut, babai i të cilës ishte një kolonel nën despotin e Kim Jong-un, ka rrëfyer pasqyrën e tmerrshme brenda rrethit të tij të ngushtë.

Hee Yeon Lim 26-vjeçe, është duke rrezikuar jetën e saj duke i treguar botën se si Kim Jong-un jeton si perandor, i cili nuk heziton të urdhëroj ekzekutimet e të afërmve, transmeton Telegrafi.

Ajo ka shpjeguar në detaje se si udhëheqësi i Koresë së Veriut është i fiksuar pas armëve bërthamore, dhe fakti që ka zhytur 25 milionë banorë në uri dhe varfëri.

Derisa programi i tij bërthamor është duke u konsideruar si kërcënim global, ajo dëshiron t’i tregoj botës se çfarë njeriu është Kim Jong-un, i cili së fundmi është “përplasur” verbalisht me presidentin amerikan Donald Trump.

Vetëm disa ditë pas Kim testoi bombën bërthamore dhjetë herë më të madhe sesa ajo që ishte hedhur mbi Hiroshima, Hee Yeon ka folur për Mirror brenda një lokacioni sekret në Seul të Koresë së Jugut.

Dhe derisa liderët e vendeve të fuqishme të botës janë duke pritur lëvizjen e radhës nga ana e Kim Jong-un, ajo ka zbuluar metodat që ai i praktikon për të ndjellë frikë dhe panik.

Ai detyron elitën e Pyongyang të shikojnë ekzekutime brutale.
Ai preferon t’ua shpëlaj trurin masës, duke i bindur se janë të pamposhtur karshi kërcënimeve të Shteteve të Bashkuara.

Ai u thotë bashkëkombësve, mund të fshihet në qindra bunkerë sekret dhe njëherit luksoz që gjenden në pjesë të ndryshme të vendit të tij, që praktikisht sipas tij do t’ua vështirësonte punën agjencive të inteligjencës që ta dinë me saktësi së ku gjendet.
Ai preferon të ketë afër vetes skllave seksi, adoleshente nga shkollat e Koresë së Veriut, edhe përkundër faktit që është i martuar me Ri Sol-ju, me të cilën i ka tre fëmijë.

I pëlqen të shijoj drekat që kushtojnë deri një mijë funte, derisa pjesa tjetër e popullit vdes urie dhe detyrohen të hanë bar për të mbetur gjallë.

Në vitin 2015, Hee Yeon kishte arritur të ik nga kryeqyteti i Koresë së Veriut, Pyongyang, ku edhe është rritur, ndërsa gjatë vitit të kaluar është strehuar në Seul.

Ajo kishte ikur së bashku me nënë dhe vëllanë e saj të vogël, pasi babai i saj koloneli Wui Yeon Lim, një ushtarak i varur nga alkooli vdiq në moshën 51-vjeçe.
Ajo e dinte se po braktiste një jetë luksoze, pasi që pakkush ka pasur privilegjin të jetoj në kryeqytetin e Koresë së Veriut, transmeton Telegrafi.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...