Çfarë nuk bën kurrë të zieni në tigan hekuri

PUBLIKUAR

Tigani nga hekuri i shkrirë është element i domosdoshëm i çdo kuzhine, mirëpo rrallë herë ndonjë amvisë e di se çfarë ushqimi assesi nuk bën të gatuhet në të.

Nëse edhe ju shpesh gatuani ushqim në tigan të këtillë, gjëja e parë që duhet ta dini është që pra se çfarëdo qoftë të filloni të gatuani në të, është e nevojshme që ta lyeni mirë me vaj.

Pos kësaj, tigani i këtillë kurrë nuk lihet që të thahet në ajër, por duhet ta lini në pllakë shporeti apo në furrë, në temperaturë të ulët.

Por edhe një gjë duhet ta dini patjetër lidhur me këtë tigan – në të nuk bënë të zieni lëngun nga domatja apo çfarëdo ushqimi tjetër shumë të thartë, transmeton Telegrafi.

Thartira reagon në kontakt me metalin dhe mund të ndodhë që të shkaktojë që pjesë hekuri të rrjedhin në ushqimin tuaj.

Rreziku shëndetësor ekziston, mirëpo është minimal, ndërkaq problem më të madh paraqet ajo që vazhdimisht do të keni ushqim me shije metali.

Në rast që ju duhet patjetër të gatuani domate apo ndonjë artikull të ngjashëm të thartë në këtë tigan, kini parasysh që nuk bën ta lini gjatë të vlojë – më shumë se gjysmë ore është e tepërt. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...