Guterres kërkon nga Suu Kyi të ndalohet dhuna kundër myslimanëve

PUBLIKUAR

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se udhëheqësja e Mianmarit, Aung San Suu Kyi, ka “shansin e fundit” për të ndaluar krizën në vendin e saj, e cila ka bërë që mbi 400,000 myslimanë Rohingya të ikin në Bangladesh.

“Pres që udhëheqësja e vendit të jetë në gjendje ta ndryshojë situatën. Ajo e ka shansin, të fundit sipas mendimit tim, për të bërë një gjë të tillë”, tha Guterres për BBC-në.

Mianmari, i njohur edhe si Birmani, dhe Suu Kyi, laureate e Çmimit Nobel për Paqe, po përballen me kritika nga komuniteti ndërkombëtar për shkak të trajtimit të myslimanëve në vend, sidomos në shtetin me shumicë budiste, Rakhine.

Dhuna në Rakhine ka nisur në fund të muajit të kaluar.

Refugjatët akuzojnë forcat e sigurisë në Mianmar dhe turmat budiste për djegien e fshatrave të tyre, ndërsa Qeveria thotë se forcat e sigurisë janë duke iu përgjigjur një sulmi të militantëve Rohingya kundër postblloqeve policore, që ka ndodhur më 25 gusht. /Rel

SHIKO MË SHUMË

Sot priten protesta në Gjermani, Zvicër e Suedi për ish-krerët e UÇK-së

Protesta në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbahen sot...

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...