Dëbohet nga aeroporti belg pasi refuzoi ta hiqte shaminë për t’u identifikuar

PUBLIKUAR

Një grua daneze e fesë islame është dëbuar për në Tunizi për shkak se kishte refuzuar ta hiqte shaminë e vet fetare gjatë kontrollit të sigurisë në aeroportin e Brukselit, njofton Sekretariati Shtetëror i Belgjikës për Azil dhe Migrim.

Danezja ateroi në aeroportin e Brukselit “Zaventem” të mërkurën pas një fluturimi nga Tunis, Tunizi, transmeton Express.

Në një postim në Facebook, ministri belg për emigrim, Theo Francken, ka shkruar se gruaja kishte refuzuar ta tregonte fytyrën në Tunis dhe të njëjtën gjë e kishte bërë edhe kur kishte mbërritur në Belgjikë.

“Pasi refuzoi ta shfaqte fytyrën në Tunis, ajo refuzoi ta bëjë një gjë të tillë edhe në Zaventem. Policia jonë kufitare ia ndaloi asaj kalimin në zonën Shengen. Nuk ka qasje në vendin tonë pa kontroll të identitetit”, ka shkruar ai.

Gruaja myslimane u dëbua për në Tunizi këtë të premte.

Belgjika e ka ndaluar shaminë që mbulon tërë fytyrën në vitin 2011. Gratë që vendosin shami mund të përballen me gjoba dhe me dënime deri në shtatë ditë burg për shkelje të përsëritshme

SHIKO MË SHUMË

Sot priten protesta në Gjermani, Zvicër e Suedi për ish-krerët e UÇK-së

Protesta në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbahen sot...

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...