Lojë fjalësh: Mediet serbe shkruajnë se Rama pranoi që Kosova është Serbi, e politikanët serbë se Kosova është Shqipëri!?

PUBLIKUAR

Lojë fjalësh: Mediet serbe shkruajnë se Rama pranoi që Kosova është Serbi, e politikanët serbë se Kosova është Shqipëri!?

“Serbia është fqinji jonë, e jo armiku jonë. Me rëndësi është të vazhdojmë rrugën e bashkëpunimit që për mua është i pakthyeshëm dhe shumë i rëndësishëm”, ka thënë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për Top Channel.

Duke bërë lojë fjalësh, mediet serbe thonë se Rama, duke pranuar që Serbia është shtet fqinj i Shqipërisë, ka pranuar se Kosova është pjesë e Serbisë.

“Kështu e pranoi se Kosova është pjesë e shtetit tonë, pasi në kufi me Shqipërinë është krahina jonë jugore, Kosova”, shkruajnë mediet e Serbisë, transmeton Telegrafi.

Këtë lojë fjalësh e bën edhe kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun.

“Z. Rama për një gjë ka të drejtë, sepse Serbia dhe Shqipëria janë fqinj, pasi Kosova është e jona. Rama ose ka pranuar këtë fakt, ose, Zoti na ruajt, beson se Kosova është pjesë e Shqipërisë!? Nëse e ka menduar këtë të dytën, atëherë deklaratat e tij janë mbulesë për tezën shqiptaromadhe që e mbron vazhdimisht dhe kudo. E, kjo është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”, thekson Drecun. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...