Enët plastike i rrezikojnë veshkat

PUBLIKUAR

Nga ato mund të konsumoni diçka të ftohtë, por kur bëhet fjalë për ushqim të ngrohtë, lirisht harrojeni këtë shprehi.

Pa marrë parasysh se a shërbehet ushqimi në to në restorante të ushqimit të shpejtë apo nga to hani në piknik, duhet ta dini që enët plastike janë të rrezikshme për shëndetin e veshkave.

Në fakt, nga ato mund të hani ndonjë gjë të ftohtë, por kur bëhet fjalë për ushqim të ngrohtë, lirisht harrojeni këtë shprehi, sepse ekspertët nga Tajlanda kanë vërtetuar se temperaturat e larta e rrisin sasinë e melaninës, së cilës i ekspozohet organizmi i njeriut, ndërsa kjo rritë rrezikun nga krijimi i gurëve në veshka.

Këtë e ka konfirmuar edhe udhëheqësi i studimit, Chi-Fang Wu, duke thënë se “enët nga plastika lirojnë sasi të madhe të melaninës kur në to shërbehet ushqimi i ngrohtë”, transmeton Telegrafi.

Në studim kanë marrë pjesë dy grupe njerëzish. Njëri ka ngrënë supë nga pjatat qeramike, ndërsa tjetri nga enët plastike.

Niveli i melaninës në urinë pas 12 orësh ka qenë 8/35 mikrogramë te personat që kanë ngrënë nga enët plastike, ndërsa 1,3 mikrogramë te personat që kanë ngrënë nga enët qeramike.

Këtu nuk flitet për pjatat plastike që përdoren vetëm njëherë, por për ato enë plastike të cilat përdoren shpesh herë.

Nuk pretendojmë në një përgjigje absolute dhe as të shmangim përdorimin e tyre sepse do të ishte e pamundur por janë disa gjëra që duhen ditur për të evituar ndikimin e përbërësve kimikë të plastikës në ushqim.

Plastika ka vetinë t’i lëshojë substancat e saj të dëmshme në kontakt me ushqimin e nxehtë prandaj, nëse keni ndërmend të konservoni diçka në enë plastike të paktën prisni deri sa të ftohet.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...