Çfarë dimë deri më tani për hedhjen e raketave balistike nga K.Veriut në drejtim të Japonisë

PUBLIKUAR

Koreja e Veriut ka nisur raketën e dytë mbi Japoninë, një ditë pasi kërcënoi se do ta “pastrojë” vendin dhe do ta kthejë SHBA’në në hi dhe errësirë.

Raketat, të cilat u shkarkuan nga qyteza Sunan, që gjendjet në veri të Pyongyang, të premten në mëngjes fluturuan mbi ishujt japonez të Hakkaidos, përpara se të uleshin në Oqeanin Paqësor, 2 mijë e 200 kilometra në lindje të Cape Erimo, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

SHBA’ja dhe Koreja e Jugut thanë se ajo raketë e lëshuar nga Veriu, ishte raketë balistike me rreze të mesme.

Territori amerikan i Paqësorit, Guam, të cilib Kim Jong-un ka kërcënuar se do ta sulmojë, është 3 mijë e 400 km nga Koreja e Veriut. Por ushtria amerikane tha se nga drejtimi i raketës nënkuptonte se ishulli nuk ishte në rrezik.

Ekspertët thanë se ka të ngjarë të jetë një tjetër raketë Hëasong-12, siç u përdor një në testin e gushtit.

Njerëzit që jetonin në rajone pranë rrugës së fluturimit të raketave në Hokkaido morën dy paralajmërime me tekst të premten në mëngjes, duke i paralajmëruar ata që të kërkonin strehim, dhe i dyti duke i dhënë një pamje të qartë të asaj se çfarë po ndodhte.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...