Evropa do të tkurret ndjeshëm, ndërsa Ngushtica e Gjibraltarit nuk do të ekzistojë më – teoria që tregon ndryshimet e Tokës (Video)

PUBLIKUAR

Lëvizjet e pllakave tektonike kanë zhvendosur dhe vazhdojnë të zhvendosin gradualisht kontinentet e Tokës.

Në bazë të kësaj teorie, por edhe të ndryshimeve klimaterike, profesori i Universitetet të NorthWestern, Chris Scotese, ka realizuar një simulim kompjuterik se si do të jetë planeti ynë pas 250 milionë vjetësh.

Sipas këtij simulimi, përcjell TO, pas 250 milionë vitesh do të formohet një megakontinent.

Amerika e Veriut dhe ajo e Jugut do të afrohen me njëra tjetrën duke bërë që Deti i Karaibeve dhe Oqeani Arktik të zhduken.

Vetë Amerika e dalë nga bashkimi i jugut me veriun do të bashkohet me Azinë.
Ndryshime do të pësojë edhe Evropa, që do të tkurret ndjeshëm, ndërsa Ngushtica e Gjibraltarit nuk do të ekzistojë më, por do të jetë një brez tokësor që do të lidhë Kontinentin e Vjetër me Afrikën.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...