BMW M5 i ri, përshpejton lëvizjen brenda një kohe shumë të shkurtër (Foto)

PUBLIKUAR

Në Frankfurt Motor Show, është prezantuar modeli M5 First Edition nga prodhuesi gjerman BMW.

Kjo makinë me 4.4-litra turbo dyshe V8, që prodhon 600 kuajfuqi, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, e arrin për 3.2-sekonda, transmeton Telegrafi.

Në këtë formë, kjo është vetura më e shpejtë që BMW ka prodhuar ndonjëherë, e cila përshpejton brenda një kohe kaq të shkurtër.

Me M5 First Edidion, do të ketë probleme të mëdha modeli AMG E63 S nga Mercedes, për të cilin ky është rivali kryesor.

Të interesuarit për këtë veturë, duhet të paguajnë 118 mijë euro, ndërsa të presin deri në fund të muajit që t’ju dërgojnë në shtëpi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...