Policia në Itali njofton se një djalosh 11-vjeçar dhe prindërit e tij kanë vdekur pasi kanë rënë në një krater vullkanik në Solfatara afër Napolit.
Se çfarë ka ndodhur saktësisht ende është e paqartë, por mediat italiane raportojnë se drama ndodhi kur 11-vjeçari u fut në një zonë të ndaluar, transmeton Express.
Kur prindërit e tij kanë tentuar ta largonin nga rreziku, por baza e kraterit është shembur dhe të gjithë kanë rënë në një thellësi 1.5 metra.
Nuk dihet nëse ata kanë vdekur nga avulli i gazit.
I biri i tyre 7-vjeçar nuk është futur në krater dhe ka shpëtuar.
Familja po e vizitonte këtë zonë nga Torino në veri të Italisë, raportojnë mediat italiane.
Të dy prindërit ishin në të dyzetat e tyre. /Express/








