Shtëpia e Bardhë ka thënë se shpërngulja e dhunshme e myslimanëve të etnisë rohingya në Myanmar tregon se forcat e sigurisë të vendit nuk janë duke i mbrojtur civilët.
SHBA i ka bërë thirrje autoriteteve të sigurisë në Myanmar t’i japin fund dhunës dhe shpërnguljes së civilëve të të gjitha komuniteteve, transmeton Express.
“I bëjmë thirrje autoriteteve të sigurisë të Myanmar ta respektojnë sundimin e ligjit, ta ndalin dhunën dhe t’i japin fund shpërnguljes së civilëve nga të gjitha komunitetet”, ka thënë Shtëpia e Bardhë në një komunikatë. /Express/


