Garazh, dhomë gjumi luksoze, kuzhinë me banak e pajisje tjera elektronike: Brenda rulotës një milion dollarëshe (Foto)

PUBLIKUAR

E cilësuar si rulota më luksoze që ndonjëherë keni pasur rastin ta shihni, ky kamion i markës Mercedes ka pothuajse gjithçka që i nevojitet një familje.

Kjo rulotë është aq e madhe sa që brenda saj mund të parkoni edhe një veturë në garazhin e fshehtë që e ka, ndërsa njihet me emrin VARIO Signature 1200, transmeton Telegrafi.

Ajo është e gjatë plotë 12 metra dhe posedon një suitë super luksoze, brenda të cilës nuk mungojnë mobilet e shtrenjta nga lëkura dhe druri i lajthisë.

Aty mund të akomodohen gjashtë persona, ndërsa çmimi i kësaj “shtëpie në rrota” është hiq më pak se një milionë euro.

Në versionin më të thjeshtë mund të futet një veturë e vogël siç është Smarti, ndërsa versioni XXL ka hapësirë të mjaftueshme për Mercedes SL, Mini Cooper apo Porsche 911.

Të gjithë ata që i kanë xhepat e thellë dhe dëshirojnë të shëtisin nëpër botë pa u munguar shtëpia, atëherë duhet ta blenë këtë rulotë e cila gjithashtu posedon sistem zërimi të markës Bose, por nuk mungon as kuzhina me banak që mund të argëtoj mysafirët. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...