Lëvizja Besa, BDI dhe Aleanca me lista të përbashkëta në Gazi Babë të Shkupit

PUBLIKUAR

Zgjedhjet lokale në Maqedoni kanë shpërndarë partitë politike shqiptare për të nxjerr kandidatë të tyre për kryetar komune dhe për listat të këshilltarëve komunal.

Por në Gazi Babë, si askund tjetër, Lëvizja Besa, BDI dhe Aleanca për shqiptarët do të garojnë me listë të përbashkët të këshilltarëve që mos shpërndahet vota shqiptare, që janë pakicë në këtë komunë.

Nën iniciativë dhe organizim të bashkësisë lokale “Alija Avdoviç”-Hasanbeg gjegjësisht sekretarit Zurap Murtezani arritën që të gjithë kryetarët e degëve të Gazi Babës , Lëvizja Besa Fatmir Shaqiri, Bashkimi Demokratik për Integrim Ali Sadiku dhe Aleanca për shqiptarët Shefik Ukiqi njëzëri u bashkuan dhe vendosën që në zgjedhjet lokale në komunën e Gazi Babës për këshilltarë komunal të garojnë me listë të përbashkët.Nënshkrimi i marrëveshjes për listën e përbashkët për këshilltarë komunal i kryetarëve të degëve të komunës së Gazi Babës më 07.09.2017.

Përndryshe, zgjedhjet lokale duhet të mbahen më 15 tetor të këtij viti. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...