Erdogan: Deklaratat e gjermanëve për Turqinë të kujtojnë nazizmin

PUBLIKUAR

Deklaratat e politikanëve gjermanë për Turqinë të kujtojnë nazizmin, deklaroi sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, në sfondin e tensioneve të larta mes Ankarasë dhe Berlinit.

“Ky është nazizëm. Ky është fashizëm. Ju e bëni këtë”, deklaroi Erdogani gjatë një fjalimi në Ankara, duke reaguar ndaj deklaratave të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe të rivalit të saj Martin Schulz për Turqinë, gjatë një debati televiziv të dielën në kuadër të legjislativeve të 24 shtatorit në Gjermani.

Gjatë debatit, Merkel theksoi se është pro ndërprerjes së negociatave të aderimit në Bashkimin Evropian të Turqisë, nën sfondin e rritjes së akuzave mes këtyre dy vendeve kyçe të NATO-s, përcjell Atsh.

Zyrtarisht negociatat mes BE-së dhe Ankarasë kanë filluar në vitin 2005, por aktualisht ato janë në një pikë të vdekur për shkak të situatës politike në Turqi, ku Erdogani akuzohet nga kritikët e tij për deriva autoritare.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...