Uragani Irma po raportohet se është nisur drejt Porto Rikos. “The Guardian” shkruan se “syri i uraganit” do ta godasë zonën veriore të kryeqytetit San Juan.
Uragani, i cili është duke u cilësuar si i kategorisë pesë – kategoria më e lartë e ekzistencës dhe rrezikut, është nisur drejt Porto Rikos. Fillimisht u raportua se shumica e banorëve janë evakuuar nga disa zona të Porto Rikos, mirëpo nuk është paraparë që qendra e uraganit mund të kalojë përmes kryeqytetit San Juan, transmeton Gazeta Express.
Sipas The Guardian, Irma për pak kohë mund të kalojë në zonën veriore të kryeqytetit të Porto Rikos, San Juan.


