Në fytyrë ju shihet çka dëshironi

PUBLIKUAR

Në fytyrë ju shihet çka dëshironi në seks

Kinezët këtë e praktikojnë tashmë me mijëra vjet dhe konstatojnë që vijat e fytyrës sonë flasin çdo gjë mbi aftësitë tona, por edhe për dëshirat në shtrat.

Seksologia e njohur Tracey Cox diç më hollësisht ka studiuar mësimet e lashta kineze, transmeton Telegrafi. Ja se ç’ka zbuluar:

Vetullat
Të vogla dhe të rralla: pothuajse pa interesim fare për seks, mirëpo interesim të madh për shpirtmirësi.
Të dendura dhe të trasha: person shumë seksual dhe i hapur për eksperimente të reja, mbase edhe për tradhti.

Sytë
Sytë të shkëlqyeshëm: gjithmonë në kërkim të sfidave të reja, lehtë kënaqen seksualisht, ndërkaq dashurisë nuk i përkushtohen shumë, andaj edhe nuk janë besnikë.
Sytë të errët: person i zjarrtë i cili kënaqet në seks të gjatë dhe të paramenduar, dinamik në krevat, e adhuron seksin, mirëpo vështirë hapet.

Hunda
Hunda petuc: janë persona që dëshirojnë seks romantik dhe poza tradicionale, nuk u interesojnë eksperimentimet dhe mund të jenë nga pak monoton.
Hundë e rrafshët apo pak hundë gungaç: adhurojnë seksin, e duan në sasi të mëdha dhe janë të shkëlqyeshëm në shtrat.

Gropat e syve
Gropat e syve të vogla dhe të holla: janë persona me apetit të madh seksual, gjithmonë të gatshëm dhe të hapur për çdo gjë.
Gropa të syve të trasha dhe të mëdha: mendojnë shumë mbi seksin, kanë libido shumë të fuqishme dhe dëshirojnë çdo gjë që ka të bëjë me seksin.

Goja
Goja e madhe: dashnorë të sinqertë të cilët dëshirojnë të kënaqin personin tjetër, janë shumë potentë. Nëse është fjala për gojë të plotë, atëherë sensualiteti është i sigurt.
Goja e vogël: janë dashnorë fantastikë dhe inventivë, mirëpo shpejt arrijnë orgazmën. Janë të sinqertë dhe besnikë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...