Nikolla Gruevski dje kishte konferencë për shtyp në lidhje me 100 ditëshin e qeverisë së Maqedonisë duke thënë se qeveria nuk ka bërë asgjë dhe se në konferencën për të shfaqur rezultate ata vazhduan me premtime.
Por ngjarjet pas shpinës së Gruevskit e eklipsuan përmbajtjen e konferencës.
Një mbështetës i tij nga Forumi Rinor i partisë ndjehej keq dhe u alivanos përderisa Gruevski fliste para kamerave. Krejt kjo u pa në transmetimin drejtëpërdrejtë të TV Nova, televizion që njihet si i afërt i partisë që Gruevski drejton, OBRM-PDUKM. I riu u ngrit përsëri por me një shfaqje serioze në fytyrë ku dukej shqetësim serioz, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gruevski as nuk u mundua që të kujdeset për mbështetësin e tij dhe me gjakftohtësi e vazhdoi fjalimin e tij.
Sigurisht ju kujtohet një ngjarje e njejtë kur, tashmë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në studion e ”Happy TV” në Serbi, para zgjedhjeve presidenciale e ndërpreu intervistën dhe u afrua tek mbështetësi i tij për t’i ofruar ndihmë. Vuçiq i huazoi edhe ujin e tij për t’i kthyer gjendjen vitale duke e freskuar mbështetësin e alivanosur pas krahëve të tij.



