GAZETARI MAQEDONAS LËSHON “BOMBË” PËR RASTIN E KUMANOVËS (FOTO)

PUBLIKUAR

Gazetari maqedonas, Zoran Bozhinovski, i cili së fundi u lirua nga burgu ka vazhduar me informacionet e tij senzacionale lidhur me ngjarjet e viteve të fundit në Maqedoni, informon INA.

Ai përmes një postimi të shkurtër ka rikujtuar rastin e Lagjes së Trimave të Kumanovës, duke atakuar ish-shefin e policisë së Kumanovës, duke theksuar se ai duhet të ndalohet dhe procesohet.

“Për të ditur të vërtetën për Lagjen e Trimave duhet të ndalohet dhe të procesohet shefi i policisë së Kumanovës në periudhën e 2015. Duhet të pyetet edhe se prej nga gjithë ajo vilë, me vlerë qindra mijëra euro në vendlindjen e tij, duhet të pyetet se prej nga gjithë ato armë të sofistikuara dhe kush e mbushi magazinën përplotë me armë në postën kufitare Goshincë 15 ditë para ngjarjeve të 9 majit në Kumanovë dhe e la të lirë që të armatoset grupi”, ka shkruar Bozhinovski. Por sipas tij, ai duhet të përgjigjet edhe për pyetje të tjera.

Këto akuza vijnë në periudhën kur Gjykata pritet të jap vendimin final për 37 të akuzuarit e rastit të Kumanovës.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...