Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se dronët e forcave ushtarake të NATO-s dje kanë qëlluar mbi një ceremoni dasme në qytetin Korrebagh në provincën Ghazni ku si pasojë janë vrarë dy persona dhe tre të tjerë janë plagosur.
Disa burime informative kanë thënë se numri i të vrarëve nga ky sulm ajror të paktën është 20 persona. Aktualisht rreth 14 mijë trupa të huaja ushtarake në mesin e tyre 11 mijë trupa amerikane janë të pranishëm në Afganistan dhe Uashingtoni synon të shtojë numrin e trupave ushtarake të tij në këtë vend. /Indeksonline/


