E zë burrin me tjetrën në veturë, duke tentuar t’i ikin e shtypin për vdekje – kamerat e sigurisë filmojnë momentin rrëqethës (Video, +18)

PUBLIKUAR

Një grua dyshonte se burri po e tradhton me tjetrën, dhe kështu një ditë kishte vendosur ta përcjellë. Dyshimet e saj dolën të jenë të arsyeshme, pasi i kapi dyshen brenda veturës.

Duke tentuar t’i pengojë që të vazhdojnë rrugëtimin e tyre ajo u doli përpara veturës,  por burri i saj nuk i bëri ky fakt fare përshtypje dhe kështu vazhdoi rrugën, transmeton Telegrafi.

Dhe në një moment atë e godet disa herë me veturë derisa rrëzohet, dhe e fut nën rrota duke e shtypur për vdekje.

Por, ky moment rrëqethës nuk u ka ikur kamerave të sigurisë të instaluara në shtyllat elektrike, ku shihet qartë momenti i shtypjes me veturë.

Kjo vrasje ka ndodhur në qytetin Zhongshan në provincën Guangdong të Kinës, kurse burri pas disa orëve është dorëzuar në polici. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...