Kina e ka kritikuar sot presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, i cili kërcënoi se do ta ndërpresë bashkëpunimin tregtar të SHBA-së me vendet që bëjnë tregti me Korenë Veriore.
Trump e bëri këtë kërcënim pasi Koreja Veriore e shpërtheu të dielën një bombë me hidrogjen në testin e saj të gjashtë dhe më të fuqishmin bërthamor. Ky kërcënim është parë si paralajmërim për Kinën, parterin kryesor tregtar dhe aleatin e vetëm të madh të Koresë Veriore, transmeton Express.
Por, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Geng Shuang, e ka kritikuar qëndrimin e Trumpit duke e quajtur të padrejtë ndaj Pekinit.
“Ajo që është absolutisht e papranueshme për ne është se në njërën anë ne punojmë shumë fort për ta zgjedhur këtë çështje në mënyrë paqësore dhe në anën tjetrën interesat tona janë subjekt i sanksioneve dhe po vihen në rrezik. Kjo është e padrejtë”, ka thënë Geng.
Një qasje e tillë ndaj Kinës do të ishte drastike, nga e cila SHBA-ja importon mallra në vlerë prej 40 miliardë dollarë në muaj. /Express/


