Dukja e pasardhësit të Bugatti Chiron që prodhohet më 2032 (Foto)

PUBLIKUAR

Bugatti Chiron ka një pamje të mahnitshme, që shoqërohet me shumë fuqi dhe mundësi për lëvizje të shpejtë.

Por, kjo nuk i mjafton entuziastëve të makinave të shpejta, që kanë menduar se si do të duket pasardhësi i këtij modeli, që do të lansohet pas 15 vitesh, transmeton Telegrafi.

Makinës me mundësi të mëdha erodinamike, që me 1,497 kuajfuqi mund të arrijë deri në 420 kilometra në orë, i janë bërë disa ndryshime të dukshme.

Grillit të njëjtë i është shtuar një pjesë më poshtë, kurse krahu i pasmë është zëvendësuar me një fletëz.

Anësoret janë shumë më rrumbullake, derisa e tërë vetura është shumë më e ulët dhe në bazë të imazheve, mund të lëvizë nëpër të gjitha terrenet.

Megjithëse zyrtarë nga Bugatti kanë paralajmëruar ndryshime të mëdha, këto janë vetëm spekulime dhe nuk ka asgjë konkrete. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...