Aeroplanët luftarakë iranianë i detyrojnë aeroplanët spiunë amerikanë të ndryshojnë drejtim

PUBLIKUAR

Forcat e Mbrojtjes Ajrore të Iranit e kanë detyruar një aeroplan spiun dhe një dron zbulues të SHBA-së ta ndryshojnë kursin afër hapësirës së saj ajrore në gjashtë muajt e fundit, ka thënë sot zyrtari ushtarak i Iranit, gjenerali Farzad Esmaili.

Esmaili, komandant i Forcave Mbrojtjes Ajrore të Iranit, ka thënë se droni pa pilot “RQ-4” u interceptua javën e kaluar, ndërsa aeroplani spiun “U2” u paralajmërua të largohej në muajin mars, raporton agjencia e lajmeve Fars, transmeton Express.

“Kur piloti i këtij aeroplani [U2] u paralajmërua në Ngushticat e Hormuzit, ai e dinte se po ishte në shënjestër të dy radarëve të ndarë dhe sistemeve raketore,” ka thënë Esmaili.

Ai ka theksuar se Irani kurrë nuk do t’i lejojë aeroplanët armiqësorë t’i afrohen hapësirës ajrore të Iranit dhe se Teherani nuk do të hezitonte t’i rrëzonte ata nëse do të ishte e nevojshme.

Zyrtarët amerikanë janë ankuar shpesh për, siç thonë ata, ndërveprime jo profesionale dhe të pasigurta nga forcat bregdetare të Iranit në Gjiri gjatë këtij viti. Por, Irani thotë se forcat e saj veprojnë brenda të drejtave të tyre për t’i mbrojtur ujërat territoriale të Iranit. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...