Japonia në alarmin: Koreja e Veriut e kreu testin e gjashtë bërthamor (FOTO)

PUBLIKUAR

Qeveria japoneze njoftoi sot se “Koreja e Veriut ka kryer testin e gjashtë bërthamor pas një dridhjeje të shkaktuar nga njeriu, që u regjistrua në veri të vendit, jo larg zonës së testit bërthamor Punggye-ri, njofton CNN

“Pas analizimit të të dhënave të afruara nga Agjencia japoneze e Meteorologjisë,  Qeveria e Japonisë doli në përfundimin se Koreja e Veriut ka kryer një test bërthamor,” – deklaroi Ministri i Jashtëm i  Japonisë, Taro Kono, në një transmetim të drejtpërdrejtë  televiziv.

Japonia dhe Koreja e Jugut janë duke mbledhur dhe analizuar të dhënat për të konfirmuar detajet e testit, të cilat Shinzo Abe tha se nuk mund të tolerohen.

“Nëse Koreja e Veriut me të vërtetë ka kryer një test bërthamor, ne absolutisht nk do ta tolerojmë dhe  do të protestojmë fort.  Ne do të mbledhim Këshillin e Sigurimit Kombëtar që ta analizojmë informacionin,” tha Abe në transmetim direkt televiziv direkt para njoftimit të Kono.

Ndërsa, Koreja e Jugut është duke e mbajtur takimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të diskutuar incidentin, të kryer nga Presidenti Moon Jae-in, sipas zyrës së Presidencës së Koresë së Jugut, përcjell Syri.net.

Të dhënat sizmologjike nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA tregoi se një shpërthim shkaktoi një dridhje me një magnitudë 6.3 ballë në verilindje të vendit.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...