A i keni provuar disa nga këto ushqime? Nëse jo, shkoni shpejt te komshiu, urojani Bajramin dhe kënaquni me këto shije të mrekullueshme.
Kurban-Bajrami është festa më e madhe islame. Për këtë festë femrat përgatisin sofër të pasur për miqtë.
Në drekë janë të ftuar të gjithë – familjarët dhe të afërmit e largët, miqtë dhe të njohurit, kështu që askush nuk kthehet i uritur në shtëpi.
Të gjithë anëtarët e familjes tubohen për Bajram te prindërit për drekën e Bajramit. Në këtë mënyrë forcohen lidhjet, ruhen familja dhe miqtë, transmeton Telegrafi.
Sipas traditës, për drekë Bajrami përgatiten disa ushqime të ndryshme, ndërkaq ne po jua prezantojnë ato më të shpeshtat:
1. Çorba e Begut
Kjo përzierje e perimeve dhe mishit, është çorba më e njohur e cila përgatitet në ditët e Bajramit. Zakonisht përgatitet me mish viçi apo mish pule.
2. Vegësh tradicional
Përbërësit kryesor të kësaj gjelle janë lakra e zier, speci dhe mishi i viçit.
3. Qebap haxhiu
Qebapët e haxhiut janë edhe një përzierje e mishit të viçit me perime. Për këtë ushqim është specifike sepse bëhet i mbështjellë në letër.
4. Musaka
Ushqim i njohur kaherë me mish të bluar. Musaka mund të gatuhet në mënyra të ndryshme, mirëpo më e njohura është me patate dhe kungullesha.
5. Sarma
Është edhe një ushqim i njohur mirë i cili gatuhet nga lakra e freskët apo lakra turshi, mishi i bluar dhe orizi.
6. Dollma apo japrak
Japrakët janë të ngjashëm me sarmatë, pos që në vend të lakrës së bardhë gatuhet me lulelakër.
7. Pite të ndryshme
Nuk mund të quhet Bajram nëse në sofër nuk ka ndonjë ndër pitet siç janë p.sh. pitja me djathë dhe lakrori. Pos ushqimeve të njelmëta, sofra e Bajramit është e pasur edhe me ushqime të ëmbla – ëmbëlsira.



