Një fabrikë kimike, e cila ndodhet afër qytetit të vërshuar amerikan, Hjuston, pritet të shpërthejë dhe të kaplohet nga zjarri në ditët në vazhdim.
Gjatë reshjeve të mëdha të shiut të shkaktuara nga uragani “Harvey”, fabrika kimike “Arkema” në Crosby humbi aftësitë për t’i ftohur përbërësit kimik të cilët duhet të mbahen të ftohur, transmeton Express.
Kompania ka thënë se nuk ka mundësi të parandalohet shpërthimi.
Të paktën 33 persona janë vrarë në stuhinë që ka goditur Hjustonin në Teksas.
Zjarri që do të shkaktohet nga shpërthimi pritet të përfshijë vetëm zonën brenda fabrikës, por banorët janë evakuuar në një sipërfaqe prej 2.4 kilometra përreth fabrikës si masë parandaluese.
Punëtorët e fundit në fabrikë janë evakuuar të martën.
Administrata Federale e Aviacionit e ka ndaluar fluturimin e aeroplanëve afër fabrikës. /Express/


