Të paktën 18 persona kanë humbur jetët në jug të Jemenit në vërshimet e shkaktuara nga shirat e mëdha, raporton agjencia e lajmeve e qeverisë së Jemenit, Saba.
Shirat sezonale të martën në mbrëmje e vërshuan al-Maqatra wadin në provincën Lahij, në jugperëndim të qytetit Taiz, duke i marrë me vete dhjetëra makina dhe automjete, thonë zyrtarët vendorë, transmeton Express.
Organizatat humanitare kanë paralajmëruar se shirat e sezonit mund ta keqësojnë epideminë e kolerës në Jemen.
Qëkur kolera shpërtheu katër muaj më parë, i ka infektuar më shumë se gjysmë milioni njerëz dhe i ka vrarë gati 2.000, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë në fillim të këtij muaji.


