Një hap më afër luftës? Trump i përgjigjet Koresë së Veriut

PUBLIKUAR

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se të gjitha opsionet janë në tavolinë pasi Koreja Veriore e shkrepi sot një raketë balistike, e cila fluturoi mbi Japoni.

Raketa u hodh pak para orës 6:00 në Japoni, e cila ngriti alarmin në pjesën veriore të vendit duke u bërë thirrje njerëzve të kërkojnë strehim, transmeton Express.

“Bota sapo e mori mesazhin më të fundit të Koresë Veriore shumë qartazi. Ky regjim ka sinjalizuar për shpërfillje ndaj fqinjëve, ndaj të gjithë anëtarëve të Kombeve të Bashkuara dhe ndaj standardeve minimale të sjelljes së pranueshme ndërkombëtare,” ka thënë Trump.

Po ashtu, edhe Japonia ka qenë e shpejtë në dënimin e hedhjes së raketës balistike nga Veriu, duke e quajtur provokim të paparë.

“Do të japim një kundërpërgjigje të fortë,” ka thënë ministri i Punëve të Jashtme i Japonisë, Taro Kono.

Ai ka shtuar: “Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë si me gojë ashtu edhe me shkrim se presidenti Trump ka udhëzuar që të gjitha opsionet të vihen mbi tavolinë sa i përket Koresë Veriore, dhe unë e çmoj këtë qëndrim.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...