Presidenti rus Vladimir Putin është bërë me vilë të re luksoze në të cilën mund të kaloj pushimet, dhe e cila është e shtruar me pllaka të arta.
Kjo vilë është pjesë e shumë objekteve tjera luksoze të cilat i pari i Kremlinit i posedon, ku gjysmën prej tyre i ka trashëguar nga Bashkimi Sovjetik, transmeton Telegrafi.
Vila Sellgren është e ndërtuar në ishullin Vyborg, rreth 12 mile larg kufirit Rusi-Finlandë.
Imazhet e publikuara në formatin 3D, shfaqin bukuritë e kësaj vile të shtrirë në 16.150 metra katrorë e cila posedon pishinë, saunë, dhomë të bilardo dhe atë të leximit, por natyrisht se nuk mungojnë as dhomat e gjumit.
Ai zakonisht do të duhej të kalonte pushimet brenda saj një herë në vit, dhe për shkak të masave të sigurisë, banorët e kësaj zone nuk lejohen të peshkojnë. Ndërkaq, në një rreze prej tre milje, ajo është e rrethuar me rrethojë të hekurt.
Kjo vilë mund të cilësohet si njëra ndër luksozet, pasi gjithçka është punuar me përpikëri kurse mobilet dhe orenditë tjera janë të lara në flori. /Telegrafi/



