Joe Biden: Trump po i trimëron supremacistët e bardhë me mesazhe përkrahëse

PUBLIKUAR

Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, e ka kritikuar ashpër presidentin Donald Trump, për shkak se ky i fundit i fajësoi “dy palët” për dhunën në Charlottesville, Virginia.

Në një koment të publikuar sot në The Atlantic, Biden shkroi: “Sot, ne e kemi një president amerikan i cili edhe publikisht e ka shpallur një ekuivalencë morale mes neo-nazistëve dhe pjesëtarëve të Ku Klux Klan dhe atyre të cilët e kundërshtojnë helmin dhe urrejtjen e tyre,” transmeton Express.

Biden ka theksuar se Trump i ka trimëruar supremacistët e bardhë me mesazhe përkrahëse dhe rehatie.

Biden dhe ish-presidenti Barack Obama kanë qëndruar larg mediat që prej përfundimit të mandatit të tyre, duke i zgjedhur me kujdes momentet për të komentuar.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...