Takim njëditësh i kryeministrave të shteteve të Ballkanit

PUBLIKUAR

Zyra e kryeministrit të Shqipërisë, thotë se Rama do të jetë mikpritës i një takimi joformal të kolegëve të tij nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, këtë fundjavë.

Në kumtesën e djeshme theksohet se takimi njëditësh për tregtinë, shërbimet, investimet dhe ekonominë digjitale, do të mbahet nesër, në qytetin e Durrësit.

Takimi do të fokusohet në nxitjen e rritjes ekonomike, pasi për këtë çështje ishte arritur pajtueshmëria muajin e kaluar në Samitin e Trieshtës, në kuadër të takimit të katërt ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Edhe pse zyrtarisht procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian është në pritje deri në vitin 2019, Brukseli ka shprehur përkushtim për vendet e Ballkanit, në periudhën e rritjes së ndikimit të Rusisë në këtë rajon, të cilin Moska e konsideron fushë tradicionale të interesit të vet, raporton AP nga Tirana.

Në takimin në Durrës do të jetë i pranishëm edhe komisionari për negociata për zgjerim dhe fqinjësi të mirë i BE-së, Johannes Hahn, dhe zëvendëspresidenti i Bankës Botërore, Cyril Muller. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...