Për shkak të mundësisë së madhe të infektimit, sëmundjet seksuale duhet me kohë t’i dalloni dhe t’i shëroni.
Në kohën e sotme njerëzit gjithnjë e më shpesh i ndërrojnë partnerët seksualë, marrëdhënia seksuale ndërmjet shumë njerëzve trajtohet si argëtim, për ç’arsye sëmundjet seksuale janë gjithnjë e më të përhapura në mesin e popullatës.
Shumicën e këtyre sëmundjeve është e lehtë t’i vërejmë sapo të infektohemi, mirëpo njërën nga to mund ta bartim me muaj të tërë dhe të mos jemi të vetëdijshëm që jemi të sëmurë, transmeton Telegrafi.
Ndonjëherë mund të kalojë kohë e gjatë deri me shfaqjen e simptomave kështu që ju mund infektoni dikë gjatë kësaj kohe prandaj është e nevojshme t’i bëni analizat dhe të merrni trajtimin e duhur. Nëse jeni në marrëdhënie me partner dhe është vërtetuar se keni sëmundje ngjitëse, kjo nuk do të thotë se ai ose ajo ka pasur marrëdhënie seksuale me dikë tjetër.
Balanitis
Saktësisht nuk është sëmundje ngjitëse seksuale, është pasojë e aktivitetit seksual. Ndodh vetëm te meshkujt dhe paraqitet si pezmatim në krye të penisit dhe ndodh më shpesh në meshkujt që nuk janë të bërë synet. Po ashtu mund të shkaktohet nga higjiena e ulët.
Klamidia
Klamidia e infekton qafën e mitrës te femra. Simptomat e infeksionit mund të shfaqen në çdo kohë. Shpesh ndodh që simptomat të shfaqen 1 deri në 3 javë pas infektimit.
Nëse nuk shërohet mund të shkaktojë probleme serioze.


