Sulmi në Finlandë: Arrestohen edhe 2 të dyshuar tjerë, vihet në dyshim identiteti i të dyshuarit kryesor

PUBLIKUAR

Policia finlandeze ka thënë sot se i ka arrestuar edhe dy të dyshuar të tjerë në lidhje me sulmin me thikë të javën se kaluar në Turku, ku u vranë dy gra dhe u plagosen tetë persona të tjerë.

Policia e ka ndaluar më parë të dyshuarin kryesor, marokenit azil kërkues në Finlandë, si dhe tre burra tjerë marokenë në lidhje me sulmin e të premtes në qytetin Turku. Ndërsa, një urdhër arrest ndërkombëtar është lëshuar për të dyshuarin e pestë, transmeton Express.

Ky incident është trajtuar si sulmi i parë i dyshuar militant islamik i Finlandës.

Dy të dyshuarit e rinj kanë dëshmi të ndryshme para autoritetet finlandeze dhe suedeze, herë duke thënë se i pari vinte nga Algjeria dhe i dyti nga Maroku. I dyshuari kryesor është identifikuar si Abderrahman Mechkah, 18-vjear nga Maroku.

Por, policia ka thënë se identiteti i tij ka mundësi të jetë i rremë.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...