Sulm ajror në një hotel në Sana, vriten 30 persona

PUBLIKUAR

Të paktën 30 persona janë vrarë sot në një sulm ajror që e goditi një hotel në veri të kryeqytetit të Jemenit, Sana, njofton lëvizja e armatosur Houthi.

Televizioni Al Jazeera raporton se dhjetëra njerëz janë vrarë dhe plagosur në sulmin në zonën Arhab, transmeton Express.

Ndërkohë, një zëdhënës i koalicionit ushtarak të udhëhequr nga Arabia Saudite, i cili është duke luftuar kundër lëvizjes aleate të Iranit, Houthi, në Jemen, nuk i është përgjigjur menjëherë kërkesës së Reuters për koment.

Houthi, e cila e kontrollon Sanan dhe Jemenin verior, është duke luftuar kundër qeverisë së njohur ndërkombëtarisht, e cila përkrahet nga Arabia Saudite dhe aleatët e saj në luftën civile të vendit./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...