Ujdi e re për armëpushim në lindje të Ukrainës

PUBLIKUAR

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, propozoi një armëpushim në lindje të Ukrainës, nisur nga sot, me fillimin e vitit shkollor, dhe mori mbështetje unanime nga Rusia, Gjermania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara.

Propozimi u bë të martën vonë në një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Të gjithë ata shprehën mbështetje të fuqishme për një armëpushim të qëndrueshëm, që do t’iu mundësonte fëmijëve në lindje të Ukrainës të ndjekin mësimet, tha Kremlini dhe Zyra për Media e Poroshenkos.

Kabineti i Merkelit dhe ai i Macronit po ashtu lëshuan deklarata duke theksuar mbështetjen e tyre për armëpushim.

Disa marrëveshje për armëpushim janë shpallur, por nuk janë respektuar qëkur separatistët pro-rusë kanë pushtuar pjesë të krahinave Donjeck dhe Luhansk në lindje të Ukrainës, në vitin 2014, raporton Rel.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...