Kërcënojnë talibanët: Afganistani do të bëhet varrezë për SHBA-në

PUBLIKUAR

Talibanët kanë kërcënuar se Afganistani do të bëhet varrezë për Shtetet e Bashkuara, pasi presidenti Donald Trump hapi rrugë për dërgimin e më shumë trupave amerikane në vendin e shkatërruar na lufta.

“Nëse Amerika nuk i tërheq trupat nga Afganistani, atëherë shumë shpejt Afganistani do të bëhet edhe një varrezë tjetër për këtë super-fuqi të shekullit 21,” ka thënë zëdhënësi i talibanëve në Afganistan, Zabiullah Mujahid, transmeton Express.

Ai ka theksuar se Amerika duhet të mendojë për një strategji për tërheqjen e trupave në vend se ta vazhdojë lutën.

“Për aq gjatë sa edhe një ushtar amerikan është në tokën tonë, dhe ata vazhdojnë të imponojnë luftë ndaj neve, ne, me moral të lartë, do ta vazhdojmë xhihadin,” ka thënë Mujahid./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...