Afganistani e falënderon Trumpin për mbajtjen e trupave në vend

PUBLIKUAR

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, e ka përshëndetur vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i mbajtur trupat amerikane në Afganistan për të luftuar kundër kryengritësve talibanë.

Ghani e falënderoi SHBA-në për përkrahje në luftën e përbashkët kundër kërcënimit të terrorizmit, transmeton Express.

Donald Trump ka vendosur t’i mbajë trupat amerikane në konfliktin e hapur në Afganistan, përkundër faktit se më parë kishte thënë se do t’i tërhiqte.

Trump e shpalosi mbrëmë planin për Afganistanin duke dhënë disa detaje, por e veçoi Pakistanin duke e kritikuar se po iu ofron strehim ekstremistëve.

Zyrtarët pakistanezë i kanë hedhur poshtë pohimet e tij.

Ndërkohë, talibanët kanë paralajmëruar se Afganistani do të bëhet edhe një varrezë tjetër për SHBA-në nëse kjo e fundit s’i tërheq trupat./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...