Aeroplanët luftarakë rusë i vrasin 200 militantë të ISIS-it

PUBLIKUAR

Forcat Ajrore të Rusisë e kanë shkatërruar një kolonë të madhe luftëtarësh të Shtetit Islamik rrugës për në qytetin sirian, Deir al-Zor, duke i vrarë plot 200 militantë, raportojnë agjencitë e lajmeve të Rusisë.

Shteti Islamik është duke i përqendruar forcat përreth Deir al-Zor, pasi që u detyrua të largohej nga jugu i provincës Raqqa dhe perëndimit të provincës Homs nga forcat tokësore siriane dhe forcat ajrore ruse, njofton Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, transmeton Express.

Raportohet se aeroplanët luftarakë i kanë shkatërruar edhe mjetet ushtarake të militantëve.

Ministria ruse nuk ka treguar se kur është kryer sulmi./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...