Lufta mes Perëndimit dhe Rusisë duket e pashmangshme

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Në tri vitet e ardhshme pritet të ndërtohet ura mbi Lumin Sitnica

Në vlerë prej 70 mijë euro për vitin 2024 dhe mjetet tjera për vitet...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Në një shkrim në revistën National Interest, thuhet se Perëndimi nuk do të lejojë sferat e ndikimit rus në Evropë. Një nga sferat e tilla është Gjeorgjia, Bjellorusia dhe Serbia.

“Të gjitha këto shtete janë pjesë e planeve të Perëndimit, përfshirë SHBA-të, për të shpërbërë Serbinë dhe futjen e Gjeorgjisë dhe Ukrainës në NATO”, thuhet në tekst, transmeton Telegrafi.

Sipas shkrimit, lufta mes Rusisë dhe Perëndimit është e pashmangshme, sidomos kur dihet se interesat e saj Rusia i mbrojti me luftë në Ukrainë dhe në Gjeorgji.

Gjatë Luftës së Ftohtë, Moska mbrohej nga 1,900 kilometra territor nën kontroll, e tash trupat e NATO-s janë 320 kilometra larg kryeqytetit rus. Po ashtu, Leningradi dikur nuk kishte armik në distancë prej 1,600 kilometrave e tash, ky qytet, që sërish quhet Shën Petersburg, është 160 kilometra pranë trupave të NATO-s. Ndërkaq, Perëndimi nuk ka treguar asnjëherë se ku do të ndalen planet e rrethimit të Rusisë.

Në shkrim thuhet se iniciativat e presidentit Donald Trump për të rregulluar raportet me rusët janë të vdekura, sepse elita amerikane është antiruse, për çka priten sanksione të reja kundër Rusisë dhe zgjerim tjetër i NATO-s.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...