Shkon për muaj të mjaltit në Barcelonë, por u vra në sulmet terroriste

PUBLIKUAR

Një burrë nga Kalifornia që ishte duke festuar një vjetorin e martesës, është identifikuar si njëri nga 13 viktimat e sulmit terrorist, shkruan “New York Post”.

Dan Tucker ka thënë për “ABC-TV” se djali i tij, 43-vjeçari Jared Tucker, ishte ndarë nga gruaja e tij për të gjetur banjo, kur ishte vrarë në sulmin terrorist, përcjell albinfo.ch.

“Ata ishin duke shëtitur në qenë, kur ai është ndalur për të përdorur banjon. Disa momente më vonë, turma ishte e tmerruar, dhe Heidi humbi shikimin e Jared”, ka thënë kunati i viktimës, Kalani Kalanui.

Tuceker dhe gruaja e tij, Heidi Nunes, ishin në muajin e mjaltit, pasi kishin anuluar vitin e kaluar kur ishin martuar, ka thënë babai i viktimës.

Çifti vetëm një orë para sulmit ishin duke pirë në një oborr të vogël. “Gjëja tjetër që më kujtohet ishin britmat që dëgjoja. Jam fshehur në një kioskë për suvenire, derisa të tjerët ishin duke vrapuar duke bërtitur”, ka thënë Nunes, 40-vjeçare për “NBC News”.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...