80 viktima për tri net në Filipine

PUBLIKUAR

Policia ka vrarë 13 persona në Manila, në natën e tretë të një përshkallëzimi të luftës së ashpër kundër drogës dhe krimit, të presidentit Rodrigo Duterte, duke e çuar në 80 bilancin e një prej javëve më të përgjakshme deri më tani në vend

Më herët, këtë javë, 67 vetë u vranë dhe më shumë se 200 të tjerë u arrestuan në Manila e provincat përreth kryeqytetit të Filipineve, në atë që policia e cilësoi si një përpjekje të madhe për të goditur krimin e rrugës dhe drogwn.

Policia e Filipineve ka ndërmarrë kështu një operacion antikrim, në ato që i konsideron zona të ekspozuara ndaj krimit, zakonisht lagje të varfëra me barraka.

Duterte ka shprehur mbështetjen për përshkallëzimin e luftës gjatë kësaj jave dhe tha të enjten se do t’i amnistonte oficerët që kishin vrarë kriminelët, e madje edhe do t’i ngrinte ata në detyrë.

Kritikët pretendojnë se pjesëtarë të policisë kombëtare të Filipineve po ekzekutojnë të dyshuarit dhe thonë se ka gjasa që të kenë dorë në mijëra vrasje të pazbardhura të përdoruesve të drogës nga vullnetarë misteriozë. Policia dhe qeveria i hedhin poshtë këto akuza.

/Top Channel

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...