Paralajmëron Rusia: Ja çfarë do të ndodhë nëse SHBA sulmon Korenë e Veriut

PUBLIKUAR

Ministria e Jashtme Ruse paralajmëroi sot se një sulm ushtarak kundër Koresë së Veriut do të sillte një tragjedi kolosale me tmerrësisht shumë civilë të vdekur.

“Të gjitha palët e përfshira në tensionet në gadishullin Korean duhet të tregojnë përmbajtje dhe të parandalojnë situatën në arritjen në pikën e mos kthimit”, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Maria Zakharova në një koment të publikuar nga agjencia zyrtare e lajmeve, TASS.

“Nuk ka alternativë tjetër nga zgjidhja paqësore e tensioneve mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut”, shtoi ajo.

Rusia dhe Kina, që kanë marrëdhëniet më të ngushta diplomatike me shtetin e izoluar të Koresë së Veriut, janë përpjekur të nxisin një marrëveshje paqeje ku Koreja e Veriut të ndërpresë programin me armë bërthamore në këmbim të ndërprerjes nga Koreja e Jugut të stërvitjeve ushtarake me SHBA-në, njoftoi TAS.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...