Sherr në Tiranë, një person i plagosur

PUBLIKUAR

Një konflikt mes disa personave ka ndodhur në orët e paradites në zonën e Babrrusë në Tiranë.

Bëhet me dije se shkak i sherrit është bërë gërvishtja e një makinë, ndërsa për pasojë një person me iniciale A.G ka mbetur i plagosur me mjete të forta.

Policia dyshon se ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri në ajër.

Rreth orës 10:35, në Numrin e Emergjencave 112, jemi njoftuar për një konflikt të ndodhur tek Ura e Babrrusë.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se :

–  Janë konfliktuar me sende të forta disa shtetas, ku për pasojë është dëmtuar shtetasi A.G, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Dyshohet të ketë pasur dhe të shtëna me armë, në ajër.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon punën për kapjen e autorit të identifikuar dhe zbulimin e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...