Roja bregdetare e Spanjës njofton se i ka shpëtuar 600 emigrantë nga mbytja në det, të cilët po kalonin nga Maroku në Spanjë, në një periudhë 24-orëshe.
Emigrantët e shpëtuar ishin në 15 anije. Në mesin e tyre ishin 35 fëmijë dhe një bebe, transmeton Express.
OKB-ja thotë se më shumë se 9.000 njerëz kanë mbërritur në Spanjë deri më tani këtë vit – tri herë më shumë se vitin e kaluar.
Më shumë se 120 persona besohet se janë mbytur në tentim për të kaluar në Spanjë


