Turqia ka thënë sot se rajoni gjysmë-autonom kurd i Irakut duhet ta kthejë mbrapshtë vendimin për të mbajtur referendum për pavarësi, duke paralajmëruar se vota pro pavarësisë mund të çojë në luftë civile.
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, ka thënë sot se referendumi, i cili do të mbahet më 25 shtator, do ta përkeqësojë situatën në një vend që tashmë është duke u përballur me shumë probleme, transmeton Express.
Presidenti i rajonit autonom kurd të Irakut, Massoud Barzani, njoftoi në qershor të këtij viti se votimi do të vendosë nëse rajoni do të shkëputet nga Iraku.
Turqia – e cila ka një popullatë të madhe kurde dhe është duke luftuar kundër rebelëve kurdë – ka marrëdhënie të forta me rajonin autonom të Irakut, por e kundërshton fuqishëm një shtet të pavarur kurd./Express/


