SHBA: Irani po e mbanë peng botën me largim nga marrëveshja atomike

PUBLIKUAR

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, tha mbrëmë se Irani po përpiqet ta “mbajë peng botën” duke u kërcënuar se mund të tërhiqet nga marrëveshja atomike e vitit 2015, për shkak të “sanksioneve dhe detyrimit” nga Shtetet e Bashkuara.

Në këtë mënyrë, ambasadorja Haley u përgjigj ndaj komenteve të presidentit të Iranit, Hassan Rohani, i cili dje më herët gjatë ditës, tha se presidenti amerikan, Donald Trump, i cili ka imponuar disa runde të reja të sanksioneve kundër Iranit, ka treguar se “nuk është partner i mirë” dhe i gatshëm ta zbatoj pjesën amerikane të marrëveshjes dhe se kjo mund të çoj në tërheqjen e Iranit nga përkushtimet për kufizimin e aktiviteteve atomike brenda “disa orëve”.

Ambasadorja Haley theksoi se sanksionet e Trumpit nuk ishin të ndërlidhura me marrëveshjen atomike, sipas së cilës Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë botërore janë pajtuar për tërheqjen e pjesës më të madhe të sanksioneve ekonomike kundër Iranit. /Rel/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...