Panik në Londër: Evakuohet stacioni i metrosë pas një “shpërthimi”, derisa tymi ka mbuluar gjithë atë zonë (Video)

PUBLIKUAR

Stacioni i metrosë Holborn në Londër është evakuuar pas një “shpërthimi të fuqishëm” që është dëgjuar, ndërsa më pas e gjithë metroja është mbushur me tym të bardhë, raporton Telegraph.

Edhe në këto momente është duke vazhduar evakuimi, kurse shumë njerëz janë filmuar duke vrapuar nga frika se mund t’iu ndodh diçka, transmeton Telegrafi.

Kam qenë në fund të një grupi njerëzish të cilët filluan të vrapojnë pasi dëgjuan shpërthimin”, ka deklaruar dëshmitarja Sarah Marshall, duke shtuar se e gjithë stacioni i metrosë është mbushur me tym.

Zyrtarët e metrosë së Londrës kanë konfirmuar se ka ndodhur një incident, për të cilin nuk është dhënë ndonjë informacion i detajuar. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...