Investimet e huaja, BE prezanton projektet, mungon Shqipëria

PUBLIKUAR

epartamenti i Fqinjësisë dhe Zgjerimit të Bashkimit Europian ka prezantuar ditët e fundit në faqen e vet në Facebook linkun për projektin për përmirësimin e lidhjeve të transportit dhe energjisë me dhe ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, për vitin 2017.

“Rrjetet e lidhura mirë të transportit dhe energjisë nxisin rritjen ekonomike dhe kontribuojnë në krijimin e vendeve të punës. BE është e angazhuar të përmirësojë ndërlidhjen me dhe midis vendeve të Ballkanit për të lidhur më mirë njerëzit, ekonomitë dhe infrastrukturën”, thotë departamenti i zgjerimit, teksa promovon broshurën, që është një material i zgjeruar i projekteve që u paraqitën dhe në samitin e Triestes.

Në broshurën për axhendën e ndërlidhjes 2017 jepet informacion për bashkëfinancimet dhe projektet e investimeve në Ballkanin Perëndimor për vitin 2017.

Në Samitin e Triestes, zhvilluar në fillim të muajit korrik u prezantuan shtatë projekte të reja me bashkëfinancim, vlera e të cilëve përllogaritet të jetë 538.5 milionë euro. Nga të shtatë projektet, 6 prej tyre janë në transport dhe vetëm një në sektorin e energjetikës. Për këtë vit, Shqipëria dhe Kosova nuk kanë paraqitur asnjë projekt, shkruan Lapsi

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...